10 këshilla për të shkruar një post në blog

Blogging

Blogging

1.Bëni të ditur mendimin tuaj
Njerëzit i duan blogjet, i duan sepse në blogje shkruajnë njerëz dhe jo korporata. Njerëzit duan të dijnë se ç’mendojnë njerëzit, ose për ta bërë më të kuptueshme, duan të dijnë atë që mendoni ju. Tregoni atyre se çfarë saktësisht ju mendoni, duke përdorur sa më pak fjalë.

2.Linkoni si i çmendur
Në postin tuaj shtoni linqe që qojnë në faqe tjera të cilat kanë përmbajtje të ngjajshme me atë të postit.
3.Shkruani pak
Jepni sa më shumë informata, me sa më pak fjalë. Koha ka limit, kurse njerëzit janë të zënë pa limit. Shpërtheni njohuritë tuaja tek lexuesi me shpejtësinë e zërit.
4. 250(fjalë) mjaftojnë
Një post i gjatë është i lehtë për të u harruar dhe i vështirë për tu kuptuar. Postimi i shkurtë është krejt e kundërta.
5.Bëjeni titullin energjik
Përshkruani tërë mendimin tuaj në titull. Vështroni pak gazetat se si e bëjnë këtë.
6.Vendosni të paktën një listë në postin tuaj
Të gjithëve na pëqejnë listat, kur ndajmë disa fjali me viza ose pika, duket e lezetshme, apo?
7.Bëjeni postin tuaj që të shqyrtohet lehtë
Bëni postin tuaj të lehtë, të thjeshtë dhe të kuptueshëm në çdo fjalë.
8.Përputhu me stilin tënd
Kur të keni caktuar një stil për audiencën tuaj, mos iu ndani atij. Sa më natyral aq më i afërt je me ta.
9.Mbushe postin me fjalë kyçe
Mendoni për fjalët kyçe me anë të të cilave njerëzit do kërkonin për postin tuaj, dhe përdorini sa më shumë që të jetë e mundur në një post.
10.Ndrysho postin tënd
Të shkruarit mirë gjindet pikërisht tek ndryshimi i postit. Para se të klikoni buttonin e publikimit, ri-shikoni postin dhe mundohuni të gjeni pjesë që me të vërtetë kanë nevojë për të u ndryshuar.

like

Postime të ngjashme:
  1. Disa keshilla per CPALead
  2. Hap blog emriyt.blog.al
  3. Këshilla për ata që pretendojnë të bëjnë një webprojekt serioz
  4. Hap blog.abcshqip.com!

About Dardan

Dardani është një i ri 16 vjeç që i ka shumë për qejf blogjet. Shkruan për eShqiperia qysh në hapje të saj. Internetin e merr si vend për të kaluar kohë të lirë. Ka shumë dëshirë që të jep mendimin për sfera të ndryshme dhe mendon se eShqiperia është vendi ideal për këtë. Ka pasion shkrimin dhe mendon planet e tij për studim e lidhin me gazetarinë. Shpreson që do jetë një gazetar i madh :).
This entry was posted in Tutoriale and tagged , , , . Bookmark the permalink.

5 Responses to 10 këshilla për të shkruar një post në blog

  1. fissche says:

    Faleminderit shume, do t’i zbatoj keshilla sa te mundem

  2. Alfred says:

    Artikull shume i mire, te faleminderit

  3. Pingback: AlbaZine » 10 këshilla për të shkruar një post në blog

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>