Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja?

Google Caffeine

Google Caffeine

Google Caffeine – nuk bëhet fjalë për ndonjë kafe apo drogë apo ku ta di se ku ju shkon mendja, por kështu e ka marrë emrin “update”(ndryshimi) më i ri që do bëjë google pas pushimeve të fundvitit. Mund të quhet si një “rishikim i madh” që google do i bëj rënditjes së faqeve.

Çfarë do të ndryshojë?
Sigurisht, google nuk i ka dhënë akoma detajet e google caffeine. Sidoqoftë, disa testime në google, dhe disa deklarata të disa puntorve të googles, kanë bërë që të mendohet se këto mund të jenë disa nga ndryshimet:

  • Shpejtësia e faqes: Nëse keni faqe të ngadaltë, vështirë se do merrni rendije të mirë në google;
  • Linqet e “thyera”: Nëse keni shumë linqe që nuk punojnë, atëher sigurisht se kjo do ndikojë keq në google, dhe në renditje;
  • “Fqinjët” e këqij: Të shkëmbesh linqe me spammerë ose për spamm, do ketë ndikim tejet të madh për google caffeine;
  • Renditje e përgjithshme: Siç duket google nuk do marr parasysh më vetëm renditjen në pak fjalë për faqen tuaj, por do shikoj më thellë dhe të hulumtojë më shumë për faqen tuaj, dhe pastaj të vends nëse jeni për të u renditur më mirë apo jo.
  • Siç duket që të renditeni më mirë duhet të keni përmbajtje të mirë, dizajn të thjeshtë, faqe lehtë të navigueshme etj.

    Faktorët si vjetërsia e faqes, sa vjet ka faqja që ka hapur etj. do luajnë akoma rol të rëndësishëm. Sido që të jetë efektet dhe faktorët e rënditjes nuk është se s’do ndryshojnë.

    Si mund të adaptoni faqen tuaj në google caffeine?
    Edhepse google caffeine akoma nuk është vënë në punë, janë disa gjëra që ju mund të bëni për të i rritur shansat e renditjes së mirë edhe në google caffeine:

  • Largoni të gjithë përmbajten spam në faqen tuaj. Spami herët apo vonë do të ndikojë në google caffeine. Me spam nënkuptohet psh ngjyra e njejtë e tekstit me prapavijën, linqet automatike etj;
  • Verifikoni dizajnimin e faqes suaj si dhe navigimin e saj. Faqja duhet të ketë navigim të lehtë, dhe dizajn sa më profesional;
  • Merrni linqe nga social bookmarking(sidomos ata që kanë faqe të huaja). Social bookmarking kanë luajtur rol të madh, e pritet të kenë ndikim shumë më të madh në googlen e re;
  • Rishikoni linqet tuaja. Kujdesuni që asesi të mos linkoni tek faqet që duken si faqe spammere. Fokusohuni tek faqet e thjeshta & profesionale.
  • Google Caffeine do të del pas pushimeve të fundvitit. Nëse i ndiqni këshillat më lartë, do keni mundësi të mira që të renditeni sa më mirë në google.

    Postime të ngjashme:
    1. Linqet me pagesë, a kanë efekt në renditjen në google?
    2. Si ta rendisni faqen e biznesit tuaj më mirë ne google?
    3. (Si të) Rendisni foton tuaj në google
    4. 10 Taktika të ndërtimit të linqeve për rritjen e blogut tuaj në renditjen tek makinat e kërkimit
    5. Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s (pjesa 2)

    About Dardan

    Dardani është një i ri 16 vjeç që i ka shumë për qejf blogjet. Shkruan për eShqiperia qysh në hapje të saj. Internetin e merr si vend për të kaluar kohë të lirë. Ka shumë dëshirë që të jep mendimin për sfera të ndryshme dhe mendon se eShqiperia është vendi ideal për këtë. Ka pasion shkrimin dhe mendon planet e tij për studim e lidhin me gazetarinë. Shpreson që do jetë një gazetar i madh :).
    This entry was posted in Makinat e kërkimit and tagged , , . Bookmark the permalink.

    2 Responses to Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja?

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>