Kultivimi i “demokracise” tek rinia kosovare!
Ne vitin 2009 u themelua Parlamenti Kosovar i te rinjeve kur marrin pjese deputete nga komuna te ndryshme te kosoves. Nje iniciative e mire kjo dhe rreth se ciles u be pak zhurme. Po them pak zhurme sepse vete popullsia dhe te gjithe kosovaret ne pergjithesi jemi te deshperuar me politiken tone.
Parlamenti i te rinjeve te kosoves ka si qellim kryesor qe ta kultivoj “demokracin” tek rinia kosovare ne pergjithesi. Por cfare demokracie do te “transferojn” tek kjo rini! Epo pikerisht per kete do flas pak me poshte.
Historia e vockel fillon kur une isha ne shkolle dhe gjate pushimit ndermjet oreve me therret nje shok ne telefon. Shoku ishte nga komuna e Shtimes dhe me te ishim njohur ne nje seminar 10 ditor per te drejtat e njeriut. Ai se bashku me nje grup personash kishin marrur iniciativen te krijonin parlamentin e te rinjeve te kosoves dhe kishin mbeshtetjen edhe nga qeveria. Pasiqe kishin nevoje per nje person nga komuna e Drenasit, une isha propzuar qe te vendosesha ne ate post. Mua me erdhi mire dhe vendosa ta pranoj ftesen.
Diten qe shkova (nuk e mbaj mend daten) u takova me ate shokun dhe u futem ne ndertesen e parlamentit te kosoves dhe pas nje kontrolli rutine u futem dhe ne zyren ku do mbahej mbledhja. Pasi ardhen shumica e pjesmarrseve filloi dhe mbledhja.Une per vete jam nje person qe interesohem shume per politiken ne pergjithesi mirpo ne anen tjeter i urrej politikanet tane. I urrej per faktin se e di se si kan ardhur ne ato pozita dhe e di se cfare “dallaveresh” zihen aty. Me pak fjal jam nje person apolitik qe e ndjek politiken me interes te madh.
Filluam dhe nisem te votonim per disa vendime. Se pari u votua se a jemi te pajtimit te gjithe te krijohet parlamenti i te rinjeve te kosoves dhe natyrisht te gjithe votuam per PO. Pastaj edhe filluan te votonin per kohezgjatjen e ketij parlamenti dhe ne kete rast foli themeluesi (qe me vone do zgjidhej kryetar) se nga ne pjesmarresit 80% duhet te votonim per 18 vjet kurse 20% per 19 vjet sepse keshtu “kishin thene ata lart”.
Fakti se une duhej te votoja ate qe me thuhej dhe jo ate qe doja do te thoshte te shkilja principet e mia. Nuk me erdhi mir mirpo pasi isha fillestar dhe i ri ne moshe e pash te paarsyeshme te shtoja ndonje koment. Ajo cka me shtyri te mos pajtohem dhe te mos vazhdoj me me kete “parlament” te te rinjeve kosovar ishte se strukturat dhe kusuri i tyre ishte zgjedhur me kohe dhe ne duhet vetem te votonim apo si them ne ne kosove “me ja ba adetin”.
Jo se ishte nje skandal i madh dhe se kjo qe ka ndodhur duhet te dal ne gazeta mirpo thelbi apo tema prek tjeter kund.
Si dreqin do ta kultivojm kete demokraci kur nderhyhet ne te?
Kjo eshte ajo qe po them. Nuk duhet te themi se po punojm ne kultivimin e demokracise ne rinin kosovare sepse kjo qe po kultivoni mund te quhet gjithcka tjeter vetem demokraci JO. Demkrocia sipas mendimit tim perkrah mendimin e lire dhe te drejten e votimit dhe tere kusurin dhe nuk i perkrah por i denon nderhyrjet “nga ata lart”.
Si mund te mendojm per nje te ardhme me te mire kur ata qe po “trajnohen” per te na udhehequr qysh ne mbledhjen e pare shohin se cka ne te vertete eshte politika “demokratike” dhe marrin mesim nga keto gjera.
Cka ndodhi pastaj?
Une u terhoqa per dy arsye; kuptova se mosha ime me pengonte te vazhdoja edhe nqs do te deshiroja dhe 2# sepse principet e mia nuk me lejonin. Mirpo kontaktet e mia me personat e tjere qe vazhduan dhe shumica e tyre u larguan pastaj. Te gjithe kishin qene aktiv, kishin prezantuar projekte qe mund te realizoheshin mirpo qe hasen ne vesh te shurdhet. DMTH ky nuk eshte “parlamenti i te rinjeve kosovar” por parlamenti kukull i te rinjeve shqiptare.
Konkluzioni
Kosova ne pergjithesi ka nevoje per ndryshime. Si dreqin mendojm ne te perparojm kur te tilla gjera ndodhin. Nuk jan skandale te medha mirpo edhe gjera normale nuk mund te quhen. Ky shkrim eshte vetem i pari i shume shkrimeve qe do te shkruhen ne te ardhmen rreth temave te pergjithshme qe nje qytetari te kosoves i intereson.
p.s Eshte shkrimi i pare ne kuader te eshqiperia.com qe po shkruaj pas ndryshimit te tematikes se blogut nga ai per webmasterizem ne nje blog te pergjithshem. Jam i hapur per cdo sygjerim apo diskutim rreth kesaj teme per te cilen une sapo e shkrova dhe qe mendoj se ka vende per permiresime.
Kategoritë: Opinione

