Linqet me pagesë, a kanë efekt në renditjen në google?

Linqet me pagesë, a kanë efekt në renditjen në google?

Linqet me pagesë, a kanë efekt në renditjen në google?


Shumë faqe në internet do ridrejtojnë në faqen tënde(vendosin linkun tuaj në faqen e vet) në rast se ju paguani një shumë të caktuar për këtë. Është kjo mënyrë e mirë për të rritur popullaritetin e faqes suaj, apo ndoshta mund të jeni në telashe nëse përdorni linqe me pagesë?

Çka mendon google për linqet me pagesë?
Google është shumë e qartë për linqet me pagesë. Atyre s’u pëlqen një gjë e tillë. Madje, google ka një formular zyrtar me të cilin i lejon webmasterëve që të raportojnë për linqet me pagesë:

“Google dhe shumica nga makinat e tjera të kërkimit përdorin linqet për të përcaktuar reputacionin. Rënditja e një faqeje në google bazohet pjesërisht në analizat që bëhen për faqet që linkojnë në faqen përkatëse.

Linkimi është një metodë ekstremisht e nevojshme për të renditur sa më mirë faqen në google. Poashtu si faktor merret kualiteti i linqeve në faqe.

Sido që të jetë disa SEO ekspertë e webmasterë praktikojnë blerjen e linqeve, blerje që automatikisht ndikon në PageRank, renditje etj. Të rrisësh PageRankun me anë të blerjes së linqeve nuk udhëzohet nga google, dhe ka shumë gjasa që ajo faqe të humb në renditje në google”

Nje webmaster paraqiti problemin e tij në google forums ku thotë:

“Sot vërejta se faqja ime është de-indexuar nga google. Faqja kishte mëse 2000 vizita, dhe sot është ndaluar.

Duket se faqja kishte shumë affilate links, që sipas googles ishin linqe me pagesë. Fatkeqsisht këto linqe nuk janë llogaritur si linqe me pagesë, por faqja u penalizua nga google.

Çka do të thotë kjo për faqen tuaj?
Ju duhet të shmangni linqet me pagesë nëse nuk doni që të jeni në probleme me googlen. Nëse bëni shitblerje të linqeve, siguroheni se ”nofollow” është e aktivizuar. Duke përdorur ”nofollow” ju tregoni se linqet janë vetëm për reklamin dhe nuk dëshironi që të ketë efekt në renditje në google.

Përderisa nuk i do aspak linqet me pagesë, google poashtu e bën të qartë se linqet janë shumë të rëndësishme.

“Linqet padyshim kanë ndikim të madh në renditje në google. Sasia dhe kualiteti së bashku gërshetohen dhe ndikojnë shumë”.

Për këtë ju duhet që të merrni linqet sa ma shpejtë që të mundeni. Kualiteti është më i rëndësishëm se sasia.

Linqet që drejtojnë në faqen tuaj janë shumë të rëndësishme në renditje në google. Linqet duhet të jenë prej faqeve të lidhura me faqen tuaj, dhe duhet të përmbajnë fjalë kyçe me anë të të cilave ju keni dëshirë të renditeni më mirë.

Mos bleni linqe dhe mos hyni në faqe që linkojnë automatikisht në faqen tuaj sepse ndikon shumë negativisht në google. Ka shumë mënyra për të marur linqe të mira dhe falas(faqet e lidhura, blogjet, social bookmarking, direktoritë etj.).

like

Postime të ngjashme:
  1. Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja?
  2. 10 Taktika të ndërtimit të linqeve për rritjen e blogut tuaj në renditjen tek makinat e kërkimit
  3. Si ta rendisni faqen e biznesit tuaj më mirë ne google?
  4. Fshihni linqet affiliate nen faqen tende
  5. Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s (pjesa 2)

About Dardan

Dardani është një i ri 16 vjeç që i ka shumë për qejf blogjet. Shkruan për eShqiperia qysh në hapje të saj. Internetin e merr si vend për të kaluar kohë të lirë. Ka shumë dëshirë që të jep mendimin për sfera të ndryshme dhe mendon se eShqiperia është vendi ideal për këtë. Ka pasion shkrimin dhe mendon planet e tij për studim e lidhin me gazetarinë. Shpreson që do jetë një gazetar i madh :).
This entry was posted in Makinat e kërkimit and tagged , , , . Bookmark the permalink.

2 Responses to Linqet me pagesë, a kanë efekt në renditjen në google?

  1. Pingback: Linqet me pages?, a kan? efekt n? renditjen n? google? - Security-Alb.Com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>