Lista e produkteve të Google

image3Për pothuajse të gjithë përdoruesit e internetit, interneti pa google sdo të kishte kuptim. Google na ka pushtuar të gjithë ne dhe që të gjithë e përdorim cdo ditë atë për nevojat nga më të ndryshme.
Google pos makines së kërkimit ka edhe një listë jo të shkurtër të produkteve jashtzakonisht kualitative të saj.

Produktet e Google zenë një rëndësi të madhe në jetën virutale të përdoruesit të internetit sepse të gjitha ato janë të popullarizuara dhe shpesh të domosdoshme për ndonjë arsye të caktuar.

Atëher po e prezantojm listen e produkteve të Google që fillon nga Google Adsense dhe përfundon me Google Groups.

AdSense
Të gjithë webmasterët e njohin këtë produkt. Adsense përdoret nga reklamuesit për të reklamuar punët virtuale të tyre duke paguar një shumë të caktuar për cdo klikim. Publikuesit këto reklama i vendosin në faqet e tyre dhe për cdo klikim në ato faqe publikuesi merr një përqindje të konsideruar të fitimit.

Custom Search
Bëhuni dhe ju me makinën tuaj të kërkimit, Google jau mundëson këtë. Është një produkt jashtzakonisht popullor në virtualitetin botëror.

iGoogle
iGoogle është google juaj e personalizuar në të cilë mund të vendosni foto, video, ta shikoni motin dhe shumë gjëra tjera sipas qjefit tuaj.

Talk
Chatoni me familjen tuaj, shokët tuaj, të dashuren tuaj përmes internetit. Krejt cka duhet të bëni është ta shkarkoni/instaloni programin përkatës dhe të filloni aventuren tuaj në internet.

YouTube
Për këtë kemi dëgjuar të gjithë “Ndaj videot tuaja me shokët, familjen, botën”.

Analytics
Google Analytics përdoret për ti shikuar statistikat e sakta të faqes suaj, sa vizitor unik keni, cilat janë burimet/referuesit e vizitave, sa vizita keni direkte sa nga makinat e kërkimit etj…

FeedBurner
Ky shërbim i lejon webmasterët ti menaxhojnë më mirë abonuesit e tyre RSS ne faqet e tyre.

Page Creator
Google Page Creator është një mjet falas online që shërben për të krijuar një faqen tënde sa më leht/shpejt.

Web History
“Ju e keni parë para një kohe një faqe online por tash nuk e gjeni dot!? Përdorni Web History për ta zgjedhur problemin tuaj”

Blogger
Blogger është një mjet falas nga Google që ua mundëson juve ti ndani më lehtë gjërat me rrethin, shoqërin dhe botën.

Gmail
Gmail është ndërtuar sipas ides që të jetë me e përdorshme, me ndihmuese dhe e thjeshtë për përdorim.

Sites
“Mendoni të krijoni një faqe? Google Sites është zgjedhja juaj sepse është i thjesht, përdorshëm, ndihmues etj…”

Webmaster Tools
Google Webmaster Tools ju paraqet juve skemat e faqes tënde në Google. Ky produkt ju njofton me statistika të detalizuara rreth faqes tënde në google.

AdWords
“PPC programi ku webmasterët mund të krijojn reklamat e tyre dhe të zgjedhin fjalët kyqe”

Alerts
Google Alerts është njoftimi përmes postes elektroni për më të rejat (web, news, etc) të bazuara në zgjedhjen ditore të temave kyqe të tyre.

Groups
Grupet në google krijohen për tema të caktuara kyqe dhe në to antarsohen pastaj ata që janë të interesuar rreth atyre temave.

Pra kjo ishte lista e produkteve të Google, shpresoj se sado pak të ju ket hyrë në pune.
Kritikat, sygjerimet dhe komentet rreth këtij artikulli janë gjithmonë të mirseardhura.

Postime të ngjashme:
  1. Linqet me pagesë, a kanë efekt në renditjen në google?
  2. (Si të) Rendisni foton tuaj në google
  3. Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s (pjesa 2)
  4. Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja?
  5. Si ta rendisni faqen e biznesit tuaj më mirë ne google?

About Granit

Një i ri, i apasionuar mbas web-it dhe zhvillimeve të tij. Kohën në internet e kalon duke punuar në projektet e tij dhe duke kërkuar gjithmonë që të mësoj diqka të re. Nga muzika preferon muziken e lehtë që të relakson. Nga sportet pëlqen tenisin dhe volleybollin. Urren matematiken. Ka qjef të lexoj libra fantastik ... urren poezitë.
This entry was posted in Makinat e kërkimit. Bookmark the permalink.

2 Responses to Lista e produkteve të Google

  1. Alfred says:

    Shum pom pelqen ky artikull, i ke spjegu krejt senet nformen mat thjesht. Bravo

    Alfred Dragusha

  2. Granit Doshlaku says:

    Alfred :

    Shum pom pelqen ky artikull, i ke spjegu krejt senet nformen mat thjesht. Bravo

    Alfred Dragusha

    Pom vjen mire Alfred qe te ka pelqyer artikulli. Gjithe te mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>