
Copy+Paste = Dështim
Sot do të shkruajm ndoshta për temën më të nxehtë dhe të diskutuar nga webmasterat shqiptarë dhe kjo është mania e disa prej tyre që të kopjojn të tjeret, që ta vjedhin punën e dikujt tjetër, mundin e dikujt tjetër dhe të mos krijojn diqka unike të veten.
Sot po të endesh nëpër internetin shqiptarë do të takohesh me shumë faqe që kanë vlerë dhe artikuj të jashtzakonshëm por do të takosh edhe faqe të tjera që skanë asgjë të veqantë të të bëjë për vete pos që janë kopjim i një faqe tjetër apo më mirë të themi vjedhje e mundit të dikujt tjetër. Hajde së paku ta cekin burimin por as burimin dhe as emrin e autorit nuk e përmendin por ajo cka të nxehë më së shumti është se thojnë se vet i kanë shkruar ata artikuj dhe në footer të faqes gjen të shkruar “Ndalohet marrja e matriealit nga faqja pa lejen e staffit të faqes”. A sështë injorante kjo? A sështë turp për atë webmaster? Këtë gjykojeni ju vet.
Shpesh herë pyetëm se cka shohin të dobishme dhe cka i tërheq këta persona që vjedhin mundin/punën/vepren e dikujt tjetër dhe cështë më e keqja pa e pyetur fare dhe pa e cekur burimin se nga e kanë marrë. Hajt se nuk e respektojnë punën e dikujt tjetër sepse më keq se vetes askujt nuk ja bënë por pse thua se e ke krijuar vet, pse e gënjen edhe lexuesin.
Në një artikull tjetër që kam në plan ta shkruaj do të flas për forumet shqiptare unike dhe me vlerë të cilat kanë sjellë shumë gjëra të reja në internet dhe që janë një shembull i mirë për ata që mendojn të arrijn diqka, sepse nuk mund të arrish asgjë nqs je veq kopjim, duhet të kesh diqka unike ti tërheqësh të tjerët ta vizitojn forumin tënd apo faqen tënd, të kenë një arsye se pse kjo faqe apo ky forum ti shtohet listes së faqeve të tyre që vizitojn rregullisht.
Është një shprehi e keqe për ca persona kjo Copy-Paste sepse fundi i fundit nuk është fundi i botës mirpo se paku ky shkrim i vockël të vlejë si përkrahje në thirrjen e webmasterave shqiptarë që të mbrohet puna dhe mundi i tyre.
No related posts.
Pingback: Laj.me