Menaxhimi i reklamave(ku duhet të reklamojmë?)
Efikase
Përveç TV-së që gjithmonë ka qenë burimi kryesor i konsumatorëve të një produkti që reklamon dikush, edhe interneti dita-ditës po bëhet një bazë e fortë e reklamës, “bazë efikase”, çoftë për të reklamuar webfaqe, po pse jo edhe ndonjë produkt(gjithnjë flas për Shqiptarët).
Por…
Ajo që po “ma vret mendjen” është mënyra se si menaxhojnë, apo më mirë të them ku reklamojnë produktet apo faqet e tyre vet reklamuesit. Si në TV, si në internet, ka shumë shumë firma ose faqe që reklamojnë kudo, thjesht shikojnë nëse emisioni/faqja ku reklamojmë ka vizita dhe është burim për të parë produktin/klikuar linkun e faqes.
Pse?
Shumë reklamues(kur them reklamues gjithnjë mendoj edhe për ata në TV, edhe për ata në Internet) reklamojnë vetëm aty ku ka shumë shikime të produktit/klikime. P.sh. për TV nëse është një emision që tërhek popullatë normale, edhe nëse ka shumë shikime ai emision, një biznismen për një biznis specifik, që prek vetëm shtresat e një fushe të caktuar, nuk mund të reklamojë në atë emision. Ai mund të merr shumë shikime, komente të produktit, por që ai produkt nuk do të ketë shitje dhe efekt është e sigurt. Ose p.sh nëse do të reklamojë ndokush një faqe për webmasterë në një faqe të thjeshtë(diçka të tipit big brother p.sh.) që ka shumë vizita, do mirrte ndoshta me qindra klikime në ditë, por vizitat do i ketë vetëm për një ditë, kurse në ditët në vijim vizitorët më nuk kthehen në atë faqe, sepse thjesht – nuk kuptojnë asgjë aty.
Çfarë?
Duhet reklamuar aty ku produkti/klikimet e faqes kanë efektivitet. Është më mirë të blejmë një reklamë për bankë në një emision ekonomik që nuk ka aq shikime, por që shumica e shikimeve do na sjellin fitim, se sa në një emision familjar, që do ketë shumë shikime, por që do na sillte shumë pak fitime. E njejta vlen edhe për webfaqet. Zgjidhni fushën ku doni që i përshtatet asaj që ju ofroni, sepse ndryshe nuk do fitoni fare, ose do fitoni shumë pak.
Konkluzion
Mos reklamoni për famë apo vizita, reklamoni për fitime.
Kategoritë: Gjenerale



“Mos reklamoni për famë apo vizita, reklamoni për fitime”
Nese flasim per reklamen si pjese e marketingut te integruar, dhe produktet qe gjenden se paku ne fazen e pjekurise, atehere edhe mund te kesh te drejte. Por ato produkte/kompani qe sapo jane futur ne treg parasegjithash u nevojitet krijimi i nje identiteti. Per ta ndertu kete identitet, qellimi primar i tyre nuk duhet te jete fitimi(edhepse parimisht secili hyn ne treg per ta mjele ate
) por duhet te implementoje strategji te ndryshme per te ndertu nje brend.
Nje identitet i forte i atij brendi tregon se cfare reputacioni gezon. Ke parasysh psh Coca Cola, gjithe ate reklamim qe e ben, ne rend te pare e ben per arsye te levrimit te brendit te saj. Kjo ben qe te pozicionohet me forte ne treg kundrejt konkurrenteve. Menaxhimi i mire me brendin sjell profitin, dhe jo vetem reklama. Reklama eshte vetem nje pjese teper e vogel e marketingut.
Ndersa sa i perket shqiptareve, punet do te ndryshojne kur te krijojne nje buxhet enkas per marketing, edhe ate jo ne zerat “shpenzime” por ne “investime”.
Burhan.
Se pari te falenderoj qe gjete kohe te komentosh ne kete post dhe te vizitosh blogun tone. Te jem real, me shume jam bazuar ne reklamat ne webfaqe, por edhe e kam perfshire reklamen e TV-se. Kam vizituar shume faqe Shqiptare, dhe kam pare ne to linqe te shumta qe nuk kishin lidhje me ate faqe. E ne kete forme, i kam lidhur edhe produktet ne TV. Andaj, jam munduar ne njefare forme te shpreh mendimin tim, sepse nuk kam eksperience ne kete fushe(ekonomine ne pergjithsi, marketingun apo ku ta di). Artikulli behet edhe me interesant me pergjigjet dhe replikat sikur kjo e jotja, andaj te falenderoj edhe njehere perzemersisht.
Une e cmoj larte punen tende, dhe nuk pashe te kishe thene dicka gabim. Gjithcka OK!
Sa i perket linqeve qe i permend ti, nuk pajtohem me ty. Gjithkush mund te reklamoje cfare te doje ne faqen e tij; ndash ne forme linku, banneri, video… Bile, edhe ty po te te vinte ndonje oferte e majme per reklamim te Viagras do ta reklamoje. Ose, nese ky blogu yt te ishte per kuzhine, a nuk do ta reklamoje tek Mashable po te kishe mundesi?
Problemi i reklamimit neper webfaqet shqiptare qendron ne ate se behet reklamim me kompenzim, dhe jo me pagese. Besoj ky eshte problemi qe te shqeteson, jo qe te pengojne ato linqe.
Jo jo. Une do pranoja oferten, nuk po them qe problemi eshte tek une qe po vendosi reklamen, po pikerisht tek ai qe kerkon reklamen. Une kam faqen trillime.com dhe zakonisht vizitoret aty jane njerez qe kerkojne gjera normale(te pakten nga keywordat e vizitave), dhe nese une reklamoj aty eShqiperia, do vinin shume klikime ndoshta, por nje perqindje e vogel do shendrrohej ne vizita..(ishte shembull).