Mënyra kreative për të e bërë blogun tuaj popullor

Mënyra kreative për të e bërë blogun tuaj popullor

Mënyra kreative për të e bërë blogun tuaj popullor

Këtu keni një listë të ideve apo mënyrave se si do mund ta bënit blogun tuaj të popullarizuar. Nëse jo të popullarizuar, të paktën do keni një ide se çfarë tematike të trajtoni në blogun tuaj.

  • Nxisni vizitorët të bëjnë debate. Vetëm mos e teproni
  • Filloni një garë. Sigurohuni që ta përfundoni garën gjithashtu
  • Jepni resurse të nevojshme falas(sipas mundësive). I mbajnë njerëzit në blogun tuaj
  • Ndryshoni dizajnin e blogut tuaj
  • Intervistoni blogues tjerë dhe postoni intervistat e tyre në blogun tuaj
  • Ndonjëherë shkruani edhe për vetën tuaj
  • Shtroni pyetje vizitorëve tuaj
  • Ndani disa sekrete
  • Festoni ditlindjen tuaj me vizitorët. Mendoni ndonjë ide të bukur për këtë
  • Festoni poashtu edhe ditlindjen e blogut
  • Shkruani ndonjë gjë qesharake(vetëm mos e bëni zakon këtë)
  • Vendosni “linkun” e blogut tuaj në automjetin tuaj(sigurohuni që të ngisni automjetin pas kësaj)
  • Shkruani një e-book dhe ndani me vizitorët falas
  • Tregoni vizitorëve tuaj për “fiksimin” tuaj më të fundit(apo për atë që mendoni ju se është në modë)
  • Postoni foto interesante nga kafshët tuaja shtëpiake
  • Përgëzoni komentatorët e zakonshëm herë pas here
  • Inkurajoni shprehjen e mendimeve
  • Bëhuni donator për ndokë që ka nevojë, apo bashkohuni me ndonjë organizatë vullnetare. Ftoni vizitorët tuaj të ju bashkangjiten
  • Reklamoni blogun tuaj në gazetat/revistat lokale
  • Krijoni sondazhe
  • Mbani një ankand, dhe lejoni vizitorve të paguajnë për diç të nevojshme(p.sh. një link në blogun tuaj)
  • Shkruani rreth arritjeve të blogut tuaj
  • Ndani shpresat dhe mendimet tuaja rreth blogut tuaj
  • Krijoni kontakte me vizitorët lokalë të blogut tuaj, dhe mundohuni të i njihni nga afër sa më shumë vizitorë
  • Filloni një strip qesharak nga blogu juaj
  • “Riktheni” ndonjë artikull të vjetër që u bë i famshëm dhe filloni diskutime për të
  • Kapni foto në jetën reale dhe postojini në blog(mos përdorni programe si photoshop apo të tilla)
  • Postoni video që do i mundësonin vizitorëve të mësojnë ndonjë gjë të re
  • Shkruani për hobet apo interesat tuaja(p.sh. nëse ju pëlqen gatimi shkruani një recetë)
  • Shkruani për gjënë më të çuditshme që keni bërë
  • Bleni review me pagesë nga blogger të famshëm
  • Krijoni maica apo mallra me logon e blogut tuaj
  • Jini aktiv në social bookmarking
  • Shkruani për ndonjë gjë që tashmë është e famshme
  • E fundit, por jo më e vogla, ji vetvetja.
Postime të ngjashme:
  1. Top 5 Shtesat për Twitter që duhet të gjenden në blogun tuaj
  2. (WordPress) Siguroni blogun tuaj [1]
  3. Mardhënia juaj me vizitorët, dhe ndikimi që ka në cilësinë dhe vizitat e blogut
  4. Pse askush nuk do t’ia dije per blogun tend
  5. 10 Taktika të ndërtimit të linqeve për rritjen e blogut tuaj në renditjen tek makinat e kërkimit

About Dardan

Dardani është një i ri 16 vjeç që i ka shumë për qejf blogjet. Shkruan për eShqiperia qysh në hapje të saj. Internetin e merr si vend për të kaluar kohë të lirë. Ka shumë dëshirë që të jep mendimin për sfera të ndryshme dhe mendon se eShqiperia është vendi ideal për këtë. Ka pasion shkrimin dhe mendon planet e tij për studim e lidhin me gazetarinë. Shpreson që do jetë një gazetar i madh :).
This entry was posted in Virtualizëm and tagged , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>