Etika dhe Morali

Etika dhe morali janë dy nocione midis tyre të lidhura në mënyrë të pashkoqitshme. Megjithkëtë, ato nuk janë një, një dhe po ai nocion, por dy nocione të ndryshme.

Fjala “etikë” rrjedh nga fjala greke “ethos” që do të thotë “doke”, “zakon” etj. kurse fjala “moral” rrjedh nga fjala latine “mos” që ka po atë domethënie që ka fjala “ethos” – “zakon”, “doke” etj. Përveç kësaj, etika dhe morali ndryshojnë edhe në një pikëpamje shumë më të rëndësishme sesa zanafilla e tyre gjuhësore. Etika është, para së gjithash një teori, një pikëpamje për moralin dhe të moralshmen, kurse morali është një praktikë, një sjellje, veprim, qëndrim i caktuar – i mirë ose i keq, i lejueshëm apo i palejueshëm i njeriut.

Megjithkëtë, shpesh ndodh që këto dy fjalë të përdoren në të njejtin kuptim. P.sh. thuhet “etika e gjykatësit” ose “morali i gjykatësit”, “etika e arsimtarit” ose “morali i arsimtarit” etj. e lejon apo nuk e lejon këtë punë apo këtë sjellje.

Continue reading

Posted in Gjenerale | Leave a comment

Propabiliteti i klikimit të linkut tek Shqiptarët

Fotografi rasti për propabilitetin

Kur e keni parë titullin, besoj se keni mbetur disi të çuditur, nga fakti se nuk keni hasur në një temë të tillë në ndonjë faqe/blog Shqiptar.

Staffi i eShqipëria.com ka bërë një studim 4-muajsh me disa webfaqe(të cilat preferojmë të mos i publikojmë), dhe në bashkëpunim me disa webmaster(të cilët na kanë ndihmuar duke na dhënë akses apo kyçje në panelin e faqes së tyre), ka nxjerrur një artikull ku do tregohen propabilitete të klikimit nga burime të ndryshme trafiku, e aty këtu edhe cilësinë e atyre klikimeve.

Artikulli është i pari i këtij lloji i bërë ndonjëherë në ndonjë blog/faqe Shqiptare(të paktën ne nuk njohim ndonjë që ta ketë bërë një gjë të tillë) dhe është i bazuar në një studim tonin. Studimi mund të jetë gabim ndoshta, sepse edhe tematika që trajton një webfaqe mund të ndikojë shumë edhe në burime të trafikut, por në përgjithësi mund të mirret si një bazë, andaj ne thjesht ju dëshirojmë lexim të këndshëm.

Continue reading

Posted in Virtualizëm | 4 Comments

(WordPress) Siguroni blogun tuaj [1]

Pas nje kohe qe kemi qene joaktiv me blogun (studimet dhe detyrime te tjera) erdhi koha te kthehemi dhe te punojme ne blog. Sot po shkruaj nje artikull se si ta mbrojme blogun tone ne WordPress. Te gjitha qe jane shkruar ketu, me heret jane provuar nga une ose kam degjuar se kan funksionuar.

Koheve te fundit blogjet shqiptare jane shtuar me nje numer shume ta madh dhe me te vertete po bejne pune te mire mirpo jo te gjithe kan marre parasyshe rrezikun qe vjen nga pakujdesia kushtuar kesaj pjese shume te rendesisshme te nje blogu – SIGURISE.

Pse duhet ta sigurojme blogun tone?

Asgje ne bote nuk eshte 100% e sigurte dhe ne kete mes hyne dhe WordPress. Cdo kush eshte i interesuar ta mbroj punen e vete, djersen e vet dhe kohen qe ka shpenzuar per te kryer ate pune dhe nuk do te ishte diqka e pelqyeshme qe ajo pune e jona te demtohet.

Continue reading

Posted in Siguria e faqeve, WordPress | Tagged , , , , , , , | 4 Comments