Në kujtim të Presidentit DR. Ibrahim Rugova – Kosovë, gëzuar pavarsinë

Ibrahim Rugova

I madhi president, DR. Ibrahim Rugova

Nesër, i ashtuquajturi “shteti më i ri i Evropës”(e që në fakt është ndër më të vjetërit) feston 2-vjetorin e shpalljes së Pavarsisë.

Më lejoni që së pari në emrin tim, po edhe të të gjithë stafit të faqes sonë, të ju uroj Pavarsinë e shtetit tonë, dhe, ju lutem shumë mos ma zini për të madhe nëse shihni gabime në këtë shkrim, ndonjë rënditje jo të mirë, apo ku ta di, sepse po shkruaj në ndikim të emocioneve shumë të forta.

Çdo Shqiptar, e di se në çfarë rruge ka kaluar populli ynë për të arritur atë që po e gëzojmë sot, këto ditë të cilat nuk duhet të i qojmë aspak huq, së paku për hir të atyre që ranë për ne. Padyshim, njeriu që i dha fryt, shtysë, rrugë, forcë vendit tonë për të arritur në ditën ku jemi ne është Presidenti Rugova.

Ai që dha shumë për këtë vend, që nuk kurseu asgjë për të arritur aty ku jemi sot, që sakrifikoi shumëçka, që e donte shumë vendin tonë, dhe që në fund nuk e arriti atë për të cilën u përkushtua gjatë gjithë jetës, vetëm e vetëm sepse u mund nga sëmundja që e kishte kapluar.

Continue reading

Posted in Opinione | 1 Comment

Tumblr.com – Platformë blogimi e jashtzakonshme

Për ata që nuk kan njohuri, tumblr. është një platformë blogimi e ngjashme sikurse wordpress dhe blogger. Ajo cka e bën të veqantë këtë shërbim është shpejtësia dhe thjeshtësia gjatë regjistrimit (të kërkon vetëm adresen elektronike, fjalkalimin dhe emrin e blogut) si dhe eleganca e themeve që ka në direktori. Por më e mira është se të gjitha janë falas.

Unë për vete për tumblr dëgjova rastësisht nga një post i Hollowwebmaster.al. Sot vendosa ta provoj se cfarë shërbimi është dhe se cka ofron. Është pak të them se mbeta i befasuar dhe opcionet që kishte mirpo mbi të gjitha nga eleganca dhe thjeshtësia që ofronte (dy gjëra këto që unë i cmoj teper).

Continue reading

Posted in CMS | Tagged , , , | 10 Comments

Menaxhimi i reklamave(ku duhet të reklamojmë?)

Marketingu

Marketingu

Efikase

Përveç TV-së që gjithmonë ka qenë burimi kryesor i konsumatorëve të një produkti që reklamon dikush, edhe interneti dita-ditës po bëhet një bazë e fortë e reklamës, “bazë efikase”, çoftë për të reklamuar webfaqe, po pse jo edhe ndonjë produkt(gjithnjë flas për Shqiptarët).

Por…

Ajo që po “ma vret mendjen” është mënyra se si menaxhojnë, apo më mirë të them ku reklamojnë produktet apo faqet e tyre vet reklamuesit. Si në TV, si në internet, ka shumë shumë firma ose faqe që reklamojnë kudo, thjesht shikojnë nëse emisioni/faqja ku reklamojmë ka vizita dhe është burim për të parë produktin/klikuar linkun e faqes.

Continue reading

Posted in Gjenerale | Tagged , , , , | 4 Comments