Fshihni linqet affiliate nen faqen tende

Blogimi dhe faqet shqiptare ne pergjithesi, nje pjese e konsideruar e tyre ende mbahen si hobi me shprese sa pas nje kohe mundi dhe djersa e humbur te na shperblehet. Ata qe kane blogje webmasteresh apo “how to make money online” ne gjuhen shqipe apo angleze, kane me shume interes te fshehin linqet affiliate nen faqen e tyre. Nje shembull do te ishte ky http://www.eshqiperia.com/cpalead ku pastaj ku link do te referonte juve ne cpalead me linkun tuaj te referimit.

Pretty Link eshte nje plugin shume i lezetshem krijuar per faqet qe perdorin wordpress. Per ta shkarkuar ate shkoni ketu. Pas instalimit do shihni se eshte shtuar nje kolon me goxha opcione te ndryshme qe ofron ky plugin.

Kjo ketu eshte nje forme e krijimit te shpejte te linqeve. Eshte shume e thjeshte; ne kolonen e pare e shkruani linkun ku do te redirektohet linku, kolona e dyte permban linkun e faqes tende kurse e treta prapashtesa e shkurtuar e linkut.

Kete metode e perdorin shume persona qe deshirojne ti fshehin linqet ne faqet e tyre per ndonje arsye. Eshte i lehte, i thjeshte dhe praktike. Ka dhe versionin PRO nqs me te vertete jeni te interesuar dhe kerkoni me shume.

Ka gjithashtu edhe statistika te detalizuara se sa klikime ka pasur, nga cilat ip, cili link etj. Me pak fjale eshte i jashtzakonshem dhe une ua rekomandoj ta perdorni.

Posted in Tutoriale, WordPress | 1 Comment

Kultivimi i “demokracise” tek rinia kosovare!

Ne vitin 2009 u themelua Parlamenti Kosovar i te rinjeve kur marrin pjese deputete nga komuna te ndryshme te kosoves. Nje iniciative e mire kjo dhe rreth se ciles u be pak zhurme. Po them pak zhurme sepse vete popullsia dhe te gjithe kosovaret ne pergjithesi jemi te deshperuar me politiken tone.

Parlamenti i te rinjeve te kosoves ka si qellim kryesor qe ta kultivoj “demokracin” tek rinia kosovare ne pergjithesi. Por cfare demokracie do te “transferojn” tek kjo rini! Epo pikerisht per kete do flas pak me poshte.

Historia e vockel fillon kur une isha ne shkolle dhe gjate pushimit ndermjet oreve me therret nje shok ne telefon. Shoku ishte nga komuna e Shtimes dhe me te ishim njohur ne nje seminar 10 ditor per te drejtat e njeriut. Ai se bashku me nje grup personash kishin marrur iniciativen te krijonin parlamentin e te rinjeve te kosoves dhe kishin mbeshtetjen edhe nga qeveria. Pasiqe kishin nevoje per nje person nga komuna e Drenasit, une isha propzuar qe te vendosesha ne ate post. Mua me erdhi mire dhe vendosa ta pranoj ftesen.

Diten qe shkova (nuk e mbaj mend daten) u takova me ate shokun dhe u futem ne ndertesen e parlamentit te kosoves dhe pas nje kontrolli rutine u futem dhe ne zyren ku do mbahej mbledhja. Pasi ardhen shumica e pjesmarrseve filloi dhe mbledhja.Une per vete jam nje person qe interesohem shume per politiken ne pergjithesi mirpo ne anen tjeter i urrej politikanet tane. I urrej per faktin se e di se si kan ardhur ne ato pozita dhe e di se cfare “dallaveresh” zihen aty. Me pak fjal jam nje person apolitik qe e ndjek politiken me interes te madh.

Filluam dhe nisem te votonim per disa vendime. Se pari u votua se a jemi te pajtimit te gjithe te krijohet parlamenti i te rinjeve te kosoves dhe natyrisht te gjithe votuam per PO. Pastaj edhe filluan te votonin per kohezgjatjen e ketij parlamenti dhe ne kete rast foli themeluesi (qe me vone do zgjidhej kryetar) se nga ne pjesmarresit 80% duhet te votonim per 18 vjet kurse 20% per 19 vjet sepse keshtu “kishin thene ata lart”.

Fakti se une duhej te votoja ate qe me thuhej dhe jo ate qe doja do te thoshte te shkilja principet e mia. Nuk me erdhi mir mirpo pasi isha fillestar dhe i ri ne moshe e pash te paarsyeshme te shtoja ndonje koment. Ajo cka me shtyri te mos pajtohem dhe te mos vazhdoj me me kete “parlament” te te rinjeve kosovar ishte se strukturat dhe kusuri i tyre ishte zgjedhur me kohe dhe ne duhet vetem te votonim apo si them ne ne kosove “me ja ba adetin”.

Jo se ishte nje skandal i madh dhe se kjo qe ka ndodhur duhet te dal ne gazeta mirpo thelbi apo tema prek tjeter kund.

Si dreqin do ta kultivojm kete demokraci kur nderhyhet ne te?

Kjo eshte ajo qe po them. Nuk duhet te themi se po punojm ne kultivimin e demokracise ne rinin kosovare sepse kjo qe po kultivoni mund te quhet gjithcka tjeter vetem demokraci JO. Demkrocia sipas mendimit tim perkrah mendimin e lire dhe te drejten e votimit dhe tere kusurin dhe nuk i perkrah por i denon nderhyrjet “nga ata lart”.

Si mund te mendojm per nje te ardhme me te mire kur ata qe po “trajnohen” per te na udhehequr qysh ne mbledhjen e pare shohin se cka ne te vertete eshte politika “demokratike” dhe marrin mesim nga keto gjera.

Cka ndodhi pastaj?

Une u terhoqa per dy arsye; kuptova se mosha ime me pengonte te vazhdoja edhe nqs do te deshiroja dhe 2# sepse principet e mia nuk me lejonin. Mirpo kontaktet e mia me personat e tjere qe vazhduan dhe shumica e tyre u larguan pastaj. Te gjithe kishin qene aktiv, kishin prezantuar projekte qe mund te realizoheshin mirpo qe hasen ne vesh te shurdhet. DMTH ky nuk eshte “parlamenti i te rinjeve kosovar” por parlamenti kukull i te rinjeve shqiptare.

Konkluzioni

Kosova ne pergjithesi ka nevoje per ndryshime. Si dreqin mendojm ne te perparojm kur te tilla gjera ndodhin. Nuk jan skandale te medha mirpo edhe gjera normale nuk mund te quhen. Ky shkrim eshte vetem i pari i shume shkrimeve qe do te shkruhen ne te ardhmen rreth temave te pergjithshme qe nje qytetari te kosoves i intereson.

p.s Eshte shkrimi i pare ne kuader te eshqiperia.com qe po shkruaj pas ndryshimit te tematikes se blogut nga ai per webmasterizem ne nje blog te pergjithshem. Jam i hapur per cdo sygjerim apo diskutim rreth kesaj teme per te cilen une sapo e shkrova dhe qe mendoj se ka vende per permiresime.

Posted in Opinione | Leave a comment

Intervistë me gazetarin e LajmeSport.com – Arnolld Korenica

LajmeSport.Com - Faqja më e mirë për sport për vitin 2009, shpallur nga eShqiperia.com


LajmeSport.Com është një faqe relativisht e re në fushën që trajton, dhe për një kohë të shkurtër ka arritur një sukses të lakmueshëm. Kjo faqe poashtu është shpallur Faqja më e mirë për Sport e vitit 2009 nga eShqiperia.com.

Gjithë ky sukses është arritur si rezultat i vullnetit të hekurt të staffit, e sidomos të gazetarit kryesor Arnolld Korenica, i cili punon në mënyrë të pakompromis për faqen. Kjo gjë më ka shtyrë që të bëjë një intervistë me Arnolldin, Live madje. Shpresoj të mbeteni të kënaqur me të.

Emri: Arnolld
Mbiemri: Korenica
Është: 16 vjeçar
Hobi: Leximi, interneti, politika etj..
Kohën e lirë e kalon duke: Lexuar dhe me shoqërinë
Motoja: Shpresa, vendosmëria, dhe vullneti, janë armet qe shpiejnë drejtë suksesit…
Faqja që e vizitoj më shpesh pas LajmeSport.com, është konkurenti im i përbetuar Telegrafi.com.

eShqipëria: Përshëndetje Arnolld dhe faleminderit që pranuat ftesën tonë për intervistë
Arnolld Korenica: Ju falenderoj gjithashtu për ftesën, dhe mirë se ju gjeta.

eShqipëria: Si po ndiheni në intervistën e parë që po jepni në karrierën tuaj?
Arnolld Korenica: Pyetje vërtet interesante. Shpresoj që kjo intervistë të jetë si themi me ”këmbë të djathtë” për shumë intervista tjera në karrierën time. Të ju them të drejtën, nuk mendoj se do të jap shumë intervista në jetën time, prandaj vërtetë kam kënaqësinë dhe nderin të intervistohem nga një gazetar si ju, natyrisht në intervistën e parë të jetës, kuptohet…

eShqipëria: Nuk jam aq gazetar sa duket, thjesht po bëj punën time si blogues. Duke dashur të mos e zgjas, më trego mua dhe vizitorëve se si je njoftuar me faqen LajmeSport.com
Arnolld Korenica: Unë jam njëri ndër njerëzit e parë ose më mirë thënë njëri prej themeluesve të LajmeSport.com. Nuk e quaj veten themelues pasi që atë e ka themeluar dikush tjetër. Kam ardhur deri tek ”themeluesi” nga një mik, i cili në fillim ka punuar së bashku me mua por që është larguar për shkaqe personale. Ai mik sot është njëri ndër bloguesit më të njohur që njeh bota virtuale shqiptare. E falenderoj që më ka sjellur deri tek ky burim i suksesit.

eShqipëria: Ku është LajmeSport nga dita që ti ke hyrë aty e deri më sot. I ka arritur synimet e veta? Sa i ka arritur?
Arnolld Korenica: Si të them, në këtë rast dua të shtoj një fjalë që e ka thënë Mozarti kur një shok e kishte pyetur se a ishte i kënaqur me numrin e veprava të krijuara. Mozarti u përgjigj : “Kurr nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur, gjithnjë dua më shumë”. Rasti identik është dhe tek unë. Mirëpo, përsëri mund të them se (për ato që kam pritur), që nga dita e themelimit, me plot krenari madje – i kam tejkaluar qëllimet në afatin e planifikuar. Jam shumë i kënaqur

eShqipëria: E ke pare që pikërisht LajmeSport ishte faqja më e mire për sport e zgjedhur nga eShqipëria për vitin 2009?
Arnolld Korenica: Po.

eShqipëria: Si u ndjeve në atë rast? E meritonte vërtet LajmeSport sipas teje? Të ka motivuar kjo më shumë për punë?
Arnolld Korenica: Duke parë konkurencën e madhe në tregun informativ virutal shqiptar, gjithnjë flas në suazat e sportit mendoj se nuk e kemi merituar atë nderim. PSE? Unë me djelmoshat ose kolegët e mi Mentorin dhe Safirin kemi arritur mjaft me LajmeSport.com por jo dhe aq sa për ti tejkaluar disa nga webfaqet më të njohura si Telegrafi apo Top Channel etj etj etj që ka shumë në këtë treg tejet të gjerë. Gjithmonë ka hapësirë për tu përmirësuar, si në cilësi ashtu dhe në shpejtësi. Jam ndjerë vërtetë i befasuar me atë nderim, pasi që vërtetë nuk e kam pritur. Ky nderim më ka motivuar dhe ka certifikuar atë që bëj tërë kohën, ka konfirmuar kohën e shkrirë në atë portal lajmesh që në fillim ishte i pamenduar ky sukses i arritur. Ju falenderoj në emër të stafit

eShqipëria: Si gjeni kohë për LajmeSport, kur dihet se aty kërkohet shumë kohë, kësaj le t’i shtojmë faktin që ju vijoni mësimet..?
Arnolld Korenica: Pyetje me vend. Unë falë atij lart, kam një tru i cili më jep mundësinë e të planifikuarit mirë e mirë atë se çfarë bëj gjatë ditës. Në mendjen time shtroj një organogram mjaft cilësor i cili i fuzionuar me vullnetin prodhon gjithë atë progres të arritur si në LajmeSport.com ashtu dhe në mësime. Thjesht, nuk kam problem me kohën, e organizoj mjaft mirë.

eShqipëria: Po formulën sekrete të vullnetit do na tregosh? Ku gjen tërë atë vullnet për të bërë tërë atë punë(me dhjetra lajme në ditë)?
Arnolld Korenica: Nuk ekziston ndonjë formulë sekrete. Në fakt jam njeri si gjithë të tjerët me virtyte të njëjta. Dalloj në atë që quhet autenticitet i shpirtit të të rikrijuarit. Dëshira për të krijuar diçka të mirë më shton vullnetin. Faktor tjetër është kur ke një njeri pranë për të të folur dhe inkurajuar. Ai për mua është pronari i LajmeSport, që më duhet ta mbaj në kushte anonimiteti. Ai më jep pjesën më të madhe të vullnetit për të punuar. Nëse dëshironi këtë vullnet, vetëm mendoni se çfarë mund të arrini me atë që keni në mendjen tuaj. Gjithnjë mendoni se çka është e mirë, nëse vërtetë ja vlen. Vullneti për mua është i lidhur ngushtë me dëshirën. Nëse keni dëshirë vjen dhe vullneti vetvetiu.

eShqipëria: Sigurisht, shumë njerëz kanë idolin e tyre në punën që bëjnë. Kush është idoli juaj?
Arnolld Korenica: Babai im dhe Napoleon Bonaparta. PSE? Babai im me ka edukuar ne frymen se si te realizoj nje gje kur e kam ate ide ne koke. Pra, pak nxitim por shume kreativitet dhe durim. Napoleoni? Principi i jetës time është që për çfarëdo pune të mos dorëzohem kurrë. Jam njeriu ndoshta me shpresë dhe optimiziëm më të më madh në botë. Ajo çfarë më lidh me Napoleonin është, se edhe pas disfatës fillestare në një betejë, di të kthehem fuqishëm dhe ta fitoj tërë luftën, natyrisht kjo frazë e fundit e menduar në mënyrë metaforike.

eShqipëria: Jeni akoma i ri, dhe si thonë: “Keni gjithë kohën përpara”. Kur dihet se keni pasur sukses me LajmeSport, e ardhmja ju lidh me sportin, gazetarinë, apo diçka krejt tjetër?
Arnolld Korenica: Sportin dhe Gazetarinë i shoh si hobi. E ardhmja ime nuk është e lidhur me gazetarinë, sidoqoftë, kurr nuk i dihet. Kam dëshirë të studioj telekomunikacionin, dhe krahas kësaj një ditë të hyj në jetën politike kosovare. Sidoqoftë, këto janë vetëm disa mendime të parakohshme, pasi që kam kohë për të marrur një vendim përfundimtar. Asnjërën prej atyre më lart nuk e përjashtoj…

eShqipëria: Çfarë presim nga LajmeSport në një të ardhme të afërt? Mund të na shpalosësh ndonjë plan për vizitorët tuaj, si dhe për vizitorët tanë sigurisht?
Arnolld Korenica: Nuk kemi ende asgjë konkrete, por jemi duke e menduar një platformë të ngritjes së numrit të vizitorëve. Nuk mund të bëj asgjë zyrtare apo nuk kam asgjë për tu konfirmuar sepse asgjë ende nuk është definitive. Mund të konfirmoj se jemi duke e zgjeruar stafin. Nëse ndokush prej vizitorëve tuaj dëshiron të bëj pjesë në staf, le të më kontaktoj. Do ta intervistojmë dhe më pash shohim, pse jo. Shqipëria ( mendoj në suaza të Shqiperisë etnike ) ka shumë talente të pazbuluar të gazetarisë.

eShqipëria: Po nga Arnolldi personalisht, çfarë presim?
Arnolld Korenica: Përsëri them, kurr nuk i dihet. Në adresën time kam disa oferta mjaft lukrative të cilat jam duke i shqyrtuar. Mos u befasoni nëse ndonjë ditë do të më shihni në ndonjë portal prestigjioz të lajmeve. Sidoqoftë, këto mbeten vetëm spekulime, pasi që profesioni im është të spekuloj…(shaka)

eShqipëria: Porosia juaj për ata që lexojnë këtë intervistë?
Arnolld Korenica: Kam një porosi për rininë tonë. Sa më shumë lexoni dhe mësoni, kudo dhe çfardo qoftë. Nëse keni vullnet, një dozë njohuri do të bënte mirë për të krijuar një karrierë të sukseshme.

eShqipëria: Faleminderit shumë për intervistën dhe suksese.
Arnolld Korenica: Ju faleminderit, pata nderin që të jem i ftuari juaj. Ju deshiroj suksese juve personalisht zoti Hasku, dhe gjithashtu web faqes suaj. Jeni vërtetë të mrekullueshëm.

Posted in Intervista | Leave a comment