Tash do të shkruajm mbi një form jo shumë të vështirë se si të fitoni para në internet. Associated Content është një faqe që ju paguan për cdo shkrim/artikull që shkruani dhe e publikoni aty. Gjuha e përdorur është anglishtja kurse artikulli duhet të jetë në një anglishte të përsosur. Prej artikullit pastaj vare edhe cmimi përfundimtar mesatarja e të cilit është 2$ – 5$ por për një artikull që ka vlerë cmimi shkon edhe mbi 8$. Pra kjo është një form jo e vështirë për të fituar para në internet.
Klikoni këtu për tu regjistruar në Associated Content. Pasiqë të regjistroheni duhet edhe ta verifikoni llogarinë tuaj dhe nqs nuk gaboj janë dy forma të mundshme për ta verifikuar; 1. përmes bisedes me telefon dhe 2. ata ta dërgojn një sms me një kod aktivizimi që duhet ta shtypësh aty dhe pastaj aktivizohet llogaria.
Tash juve ju ka mbetur vetëm të shkruani artikullin dhe ta publikoni aty. Shkoni klikoni Publish, mbushni hapësirat e caktuara dhe ndiqni hapat me kujdes.
Ndoshta ndonjërit prej juve ju ka shkuar ndërmend se a paguajn vërtetë ky shërbim dhe si e bëjnë një gjë të tillë!? Sa i përket pageses ajo është brenga më e vogël kurse sa i përket tërheqjes së fitimit, kjo bëhet përmes PayPal (është paksa problematik puna e PayPal por edhe kjo ka zgjidhje) vetëm e shkruani eMail adressen dhe pastaj i tërheqni parat.
Nuk keni asnjë frymëzim për momentin, do të dëshironit që dikush ti shkruante artikujt për juve apo më mirë të themi ti gjeni të gatshem, edhe kjo është e mundur (fal webmaster-ks ) në të cilin forum gjeta një uebfaqe në të cilën gjeni artikuj falas që mua më hyrën në punë tek AC ku një artikull u aprovua dhe fitova 1.50$ (nuk janë shumë por unë as që jam munduar e vetmja punë që kam bërë është që e kam kopjuar me Copy + Paste) pra bëhet fjale për Free Article For You.
Ideja për këtë artikull më erdhi nga Olgi përkatësisht forumi i webmasterave shqiptarë. Ai kishte shkruar i pari për këtë mundësi fitimi dhe une shpresoj se sado ju kam shpjeguar më gjërësisht rreth kësaj forme të përfitimit online.
No related posts.
Post shum me vler, faleminderit.
Faleminderit Granit per kete artikull shume m e rendesi….
Faleminderit Granit per kete artikull shume me vlere.
Çka nëse AC e heton se artikulli ësht i huazuar?..
Ta ngrin lloragin ?
Suat ta them te drejten nje gje te tille nuk e kam ndeshur, por jam i sigurt se AC nuk i miraton keto forma andaj edhe mbyllja e llogaris eshte nje opcion i mundshem.