Shqiptarët dhe emrat e përdoruesve (username)!
Username tregon karakterin tënd
Ky artikull më erdhi si frymëzim i ca personave që kur regjistrohen në forume nuk mendojn fare kur zgjedhin emrin e përdorimit aty dhe marrin ca username me të vërtetë të kot.
Mirë unë nuk mund ti detyroj ata por ndoshta mund ti sygjeroj dhe të ju tregoj se emri është pjes e tyre në atë forum. Kam parë usera me emra të tillë si Crackeri, xxx_cRaCkeR, x_Hacker, k1ller etj emra që nuk ju shkojn përshtati (Dikur dhe unë kam pasur një user të tillë). Ajo cka më bënë të qesh më së shumti se këta persona ndoshta e dijn se cka dmth useri i tyre por si mund ta quajn veten cracker/hacker kur jau vjedhin fjalkalimin e emailes, apo nuk e dijn dallimin mes PHP dhe HTML apo e quajn HTML gjuhë programuese.
Unë i kam kaluar këto faza para 1 viti dhe krejt këto i flas prej përvoje, nuk them se jam i ditur sepse po te krahasohem me disa që janë forumin webmaster.al dhe po të jetë shkalla nga 1 deri në 20 un jam në shkallë 2, kurse për disa të tjerë ndoshta jam i cikë më lartë por jo shumë sepse të gjthë mund të arrijnë të mesojn.
Duke mos dal nga tema dua të them se emri është pjes e karakterit që tregon në atë forum, dhe pse të mos zgjedhësh për username emrin tënd siq kan zgjedhur shumë të tjerë në forum dhe të tjerët kur të diskutojn me ty do ta dinin se po diskutojn p.sh me Granitin apo Jonin dhe do të kishin sado pak një besim në ty sesa me cRacKerin apo x-Hackerin. Një e mirë tjeter është se mundësia për të bashkpunuar unë me një person i cili si username ka Cracker është shumë e vogël, kurse me një person i cili si username ka emrin e vet unë do të bashkpunoja shumë më përpara.
Shpresoj se në shkruarjen e këtij artikulli nuk ia kam futu kot ndokund (nëse po më tregoni ta përmirësoj), dhe ju bëj apel që në ata që unë kam marr si shembull të mos e marrin si personale sepse për momentin mu kujtuan vetëm ata nuk do të thot që nuk ka edhe persona të tjerë.
Graniti
Kategoritë: Gjenerale


Kjo eshte me se e vertete ne cilin do forum ku te hysh ke me shume se 10 antare “Hakera”.
Paii ky eshte realiteti, shpresojm se kjo mani per te perdorur te tille usera do te zbehet e zhduket me kalimin e kohes.
Se besoj qe kjo do te zhduket lene emra Hack pa i pase dy lidhje me kry per ket emer …. Po
Te pershendes
Shpresa vdes e fundit
, fundi i fundit ata me shume e demtojn veten keshtu sesa neve per arsye qe i ceka ne artikull si bashkpunimi, besimi etj..
Graniti
Kjo eshte me se e vertete ne cilin do forum ku te hysh ke me shume se 10 antare “Hakera”.