Si të keni një forum të suksseshëm

Blogging

Forum

Kohëve të fundit, edhe pse numri i forumeve po bie, shumica nga ata që fillojnë faqe(më mirë them shumica nga ata që njoh unë që fillojnë faqe), gjëja e parë që u shkon ndërmend është hapja e një forumi.

Tani, do mundohem të jap disa këshilla për të pasur një forum të suksesshëm. Janë disa gjëra bazike, që besoj se do ju kryejnë punë fillestarëve.

Përcaktoni saktësisht se për çfarë doni ta keni forumin
Të dish se për çfarë do hapësh forumin është shumë e rëndësishme(s’është shaka). Forumin mund ta bëni: Duke bërë atë që ju e keni për zemër(p.sh. keni për zemër dizajnin dhe bëni një forum për dizajn), ose duke analizuar disa forume që kanë sukses dhe në fund të dilni në përfundim se ç’temë duhet të ketë forumi juaj. Unë do ju preferoja të dytën, ose të gjeni një gërshetim midis të dyjave. E mira e forumit është se mund të fusni tema të ndryshme në një forum, dhe ta mbushni deri në pafundësi. Megjithkëtë më së miri është të përcaktoheni në një fushë, edhe e bëni punën për ju më të lehtë, po edhe për anëtarët/vizitorët tuaj.

Idetë tua hidhni një fletë
Ideja është pjesë shumë e rëndësishme jo vetëm në forume por kudoçoftë në jetën e përditshme. Është baza e çdo gjëje. Pikërisht për këtë shkak të harruarit e ideve është dëm i madh. Kështu, nisur nga përvoja që kam pasur, si nga vetja ashtu edhe nga shumë persona tjerë, në fillim kemi ide briliante, dhe të shumta, por ngaqë nuk mbahen mend lehtë, i kemi harruar. Kështu, që edhe ju të mos e pësoni njësoj, çdo ide që keni, shkruani. Nëse keni numër të madh të ideve, kontaktoni me dikë që kapërvojë në forume, dhe bashkë me të pak kohë para se të vendosni forumin online, analizoni, shkurtoni, shtoni, ndryshoni idetë tuaja. Pra esenca është: shkruani çdo ide që ju vjen ndër mend.

Hosti, Domaini & Software i forumit
Nëse keni projekt jo-serioz mos lexoni më tutje(dhe pendohuni që keni lexuar deri tani) sepse ky artikull nuk është për ju. Nëse keni projekt serioz, dijeni se do ju duhet një buxhet jo i vogël. Hosti nuk ju duhet me shumë kapacitet, pasi që forumet nuk është se kërkojnë shumë hapsirë, domaini-n e bëni të përshtatshëm me përmbajtjen, kurse kur ceka se duhet të keni buxhet jo të vogël, e pata për software-n e forumit. vBulletin është thjesht perfekt për forume, por çështja është se kushton para. Prandaj, nëse keniprojekt serioz, mos hezitoni ta bleni licensën, sepse ia vlen.

Temat e para
Para se të publikoni forumin tek të tjerët, mbusheni me tema(kryesisht rregulla). Aty ku e konsideroni të nevojshme vendosni rregulloren për nënforumin përkatës, por mos e teproni sepse humbisni estetikën e forumit. Gjithashtu, çdo nënforum mbusheni me së paku 3-4 tema, që të kenë ku të shkojnë antarët qysh në fillim. Varet nga ju se a do të i bindni ata të qëndrojnë në forumin tuaj apo jo me temat tuaja.

A të i ftoj shokët në forum apo jo?
Është çështje delikate dhe që kërkon të mendohesh mirë në ta bësh apo jo. E them këtë sepse në rast se ju ftoni një shok nga jeta e përditshme në forum, është se e njihni mirë, dhe, sigurisht nuk do ja bënit bann(ose do ja bënit shumë vështirë), eh kjo do ndikonte në kundërthënia, konfrontime të ndryshme dhe në “ikjen nga dora” të situatës në forum.

Puna e gradimeve
Kur mos u ngutni që të shpërbleni çysh në fillim anëtarët me grada. Pritni të kaloj një kohë, le të bëjnë poste, shihni vlerën e tyre, fitoni besnikërinë, e tek pastaj mendoni për një staff të ngushtë. Vendosni një listë të zezë me anëtarët që ju besoni se nuk do meritonin gradat tuaja, ose që në njëfarë forme e kanë tepruar me sjelljen e tyre në forum. Listën, sigurisht mos e bëni publike.

Si ti shtyj anëtarët të postojnë
Mjafton që në forumin tuaj të ketë postime orgjinale, debate të nxehta, gjithçka të jetë transparente, e kuptueshme, e thjeshtë dhe e çartë. Pastaj, disa oferta për ato që ju keni kushte s’do ishin keq. P.sh. të ofroni një host për top postuesin e muajit e gjëra të tilla. Sigurisht, mos i keqpërdorni shpërblimet.

Si të sillem me antarët
Gjithmonë shkruani atë që mendoni, nuk ka rëndësi nëse jeni pronari i forumit. Nëse një antar ka bërë shkelje të rregullave që mund të falet, një mesazh privat, në gjuhë letrare, dhe sa më i butë do ndikonte shumë më mirë se një përjashtim i menjëhershëm. Paralajmëroni disa herë nëse ka nevojë, sepse ka shumë më shumë efekt se përjashtimi. Gjithmonë jeni i butë ndaj antarev, sepse ju keni nevojë për ta e jo ata për ju.

Sa më shumë nënforume
Numri sa më i madh i nënforumeve, do të thotë sa më shumë hapësirë shprehjeje për anëtarët, kjo direkt sjell numër më të madh të debateve dhe atraktivitet deri në maksimum të forumit tuaj.

Mos harroni!
Gjëja që unë do i jepja shumë rëndësi është përzgjedhja e staffit, andaj po e ceki edhe njëherë:
Mos u ngutni në përzgjedhje të staffit. Mjafton një person që të ju ndihmojë në fillim në menaxhim, pastaj filloni në zgjerimin e staffit.

Kështu, nëse i ndiqni këto këshilla, jam i sigurt se do keni sukses. Ju faleminderit që gjetët kohë të lexoni artikullin.

like

Postime të ngjashme:
  1. Faqet shqiptare nga të cilat mund të keni fitime

About Dardan

Dardani është një i ri 16 vjeç që i ka shumë për qejf blogjet. Shkruan për eShqiperia qysh në hapje të saj. Internetin e merr si vend për të kaluar kohë të lirë. Ka shumë dëshirë që të jep mendimin për sfera të ndryshme dhe mendon se eShqiperia është vendi ideal për këtë. Ka pasion shkrimin dhe mendon planet e tij për studim e lidhin me gazetarinë. Shpreson që do jetë një gazetar i madh :).
This entry was posted in Virtualizëm and tagged , , . Bookmark the permalink.

5 Responses to Si të keni një forum të suksseshëm

  1. Klajdi Hena says:

    Pershendetje Dardan!

    Ke shkruar nje artikull fantastik. Por per ate “Sa me shume nenforume”, kur ka shume nenforume, njerezit e gjejne te veshtire te gjejne forum e sakte per te postuar dicka, apo jo?

    Nese, si artikull me pelqeu shum.

    Gjithe te mirat,
    Klajdi Hena

  2. Dardan says:

    Pershendetje Klajdi.
    Se pari te falenderoj qe gjete kohe per te vizituar faqen, dhe per te komentuar ne artikull.
    Ateher.
    Une gjithe kete artikull sic e qeka e kam bere nga pervoja qe kam pasur ne forume.
    Ka qen nje X forum, ku para se te hyja ne staff ka pasur jo me shume se 10 nenforume, por ka qene me tematike unike, andaj ka pasur shume vizita. Pasi hyra ne ate forum ne staff si administrator, i solla akoma nenforume dhe e kalova dyfishin e numrit te nenforumeve(ndoshta edhe me shume se 25), dhe me beso se per 1 jave postimet, antaret, temat dhe statistikat ne pergjithesi u rriten ne menyre maramendese(mbaj mend nga 150 antar ka shkuar ne mbi 400, nga 3500 poste ne mbi 7300 etj.). Pra eshte e vertete se kjo ndoshta sjell veshtiresi ne gjetje te nenforumeve, ama nje rritje “graduale” te themi do ishte shume efikase. Flm perseri,
    Sinqerisht
    Dardan Hasku.

  3. Pingback: AlbaZine » Si të keni një forum të suksseshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>