(Si të) Rendisni foton tuaj në google

Kjo foto mund të ju sjellë vizitorë në faqen tuaj

Kjo foto mund të ju sjellë vizitorë në faqen tuaj

Google Images ka të indeksuara me miliarda fotografi. Nëse fotoja juaj mund të gjindet me fjalë kyçe të duhura, ju mund të merrni vizitorë në faqen tuaj.

Pse fotot ju sjellin vizita

Në faqen e kërkimit të googles, google i vendos disa foto para kërkimeve të rregullta. P.Sh. provoni të kërkoni me German Shepherd Dog

google-image-optimization

Këto foto renditen në maje të rezultateve, dhe e kanë të bashkangjitur linkun e faqes. Nëse dikush klikon në foto, juve sigurisht ju vjen vizita.

Si të optimizoni fotot, në mënyrë që të gjenden në google

Nëse do kishit një faqe në lidhje me German Shepherd dogs(racë Gjermane qensh), a nuk do të ishte e mrekullueshme sikur fotoja juaj të indeksohej lartë? Do merrnit shumë vizita.

Janë disa gjëra që ju do mund të i bënit, me qëllim që të indeksonit foton tuaj në google:

1.Përdorni emrin e fotos me fjalët kyçe me anë të të cilave ju dëshironi të rënditet fotoja juaj. Në këtë shembull, emri german-shepherd-dog.jpg do ishte ide e mirë. Ndani fjalët me një vizë.

2.Përdorni përshkrim të mirë, me Alt. Do ishte mirë të përdornit fjalët të njejta siç përdorët në emrin e fotos. Në këtë shembull Alt Attribute do të ishte “German Shepherd Dog”:

img src=”german-shepherd-dog.jpg” alt=”German Shepherd Dog”

3.Në mënyrë të njejtë i jepni edhe emrin titullit:

img src=”german-shepherd-dog.jpg” alt=”German Shepherd Dog” title=”German Shepherd Dog”

4.Të shkruash text para apo edhe prapa fotos do të ishte shumë e rëndësishme(brendapërbrenda artikullit). Në këtë rast teksti “German Shepherd Dog” duhet të shkruhet sa më afër fotos.

5.Sa më të mëdhaja fotot, aq më mirë renditen. Tregoni makinave të kërkimit formatin e fotos në këtë mënyrë:

Img src=”german-shepherd-dog.jpg” alt=”German Shepherd Dog” title=”German Shepherd Dog” width=”600? height=”400?

6.Optimizoni pjesën tjetër të faqes për këtë fjalë kyçe. Kjo e bënë më të lehtë renditjen e fotos suaj.

Sigurohuni gjithashtu që fotoja të jetë atraktive. Paramendoni po të mos jetë ashtu, dhe askush nuk klikon në faqen tuaj. Ju shkon mundi kot.

like

Postime të ngjashme:
  1. Si ta rendisni faqen e biznesit tuaj më mirë ne google?
  2. Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja?
  3. Lista e produkteve të Google
  4. Linqet me pagesë, a kanë efekt në renditjen në google?
  5. Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s (pjesa 2)

About Dardan

Dardani është një i ri 16 vjeç që i ka shumë për qejf blogjet. Shkruan për eShqiperia qysh në hapje të saj. Internetin e merr si vend për të kaluar kohë të lirë. Ka shumë dëshirë që të jep mendimin për sfera të ndryshme dhe mendon se eShqiperia është vendi ideal për këtë. Ka pasion shkrimin dhe mendon planet e tij për studim e lidhin me gazetarinë. Shpreson që do jetë një gazetar i madh :).
This entry was posted in Makinat e kërkimit and tagged , , . Bookmark the permalink.

3 Responses to (Si të) Rendisni foton tuaj në google

  1. Alfred says:

    Me pelqeu Ky artikuj te falenderoj per punen qe eben ti :D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>