Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s

Rezultatet në kohë reale të google-s

Në fakt, google akoma nuk ka treguar se çfarë parametrash mirren për renditjen e rezultateve në kohë reale. Sido që të jetë janë disa faktorë që duket se ndikojnë në këtë renditje.

1. Google e shikon një post në blog, tweet, etj. dhe e hulumton kualitetin e postit. Nëse posti duket si spam, nuk do renditet tek këto rezultate.

2. Google gjithashtu shikon nëse një user në twitter është më i ndjekur se userat tjerë. Nëse një user në twitter ka shumë ndjekës me autoritet të lartë, gjasat janë shumë më të mëdha që posti i tij të renditet sa më mirë në rezultatet në kohë reale.

3. Google i identifikon spammerët nga postet dhe ndjekësat që ka ai user.

Sa duhet të investoni në rezultatet në kohë reale të google-s?

Problemi i rezultateve në kohë reale është se ato nuk shfaqen në të gjitha fjalët kyçe, dhe se një rezultat zëvendësohet shpejt nga tjetri.

Për këtë arsye ju nuk mund të renditeni lehtë në rezultatet në kohë reale. Më mirë të investoni kohën tuaj tek rezultatet e rregullta, që sigurisht ju sjellin shumë herë më shumë vizitorë se ato në kohë reale.

Shtoni fjalët kyçe për të cilat ju doni të renditeni sa më mirë në rezultatet e rregullta të google-s, dhe mundohuni të keni përmbajtje e dizajn sa më të mirë, në mënyrë që njerëzit e tjerë të flasin sa më shumë për faqen tuaj, dhe të bëjnë tweets për të.

Postime të ngjashme:
  1. Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s (pjesa 2)
  2. Si ta rendisni faqen e biznesit tuaj më mirë ne google?
  3. Si te listohemi ne Motoret e Kerkimit
  4. Ne nuk quhemi Google tash e tutje

About Dardan

Dardani është një i ri 16 vjeç që i ka shumë për qejf blogjet. Shkruan për eShqiperia qysh në hapje të saj. Internetin e merr si vend për të kaluar kohë të lirë. Ka shumë dëshirë që të jep mendimin për sfera të ndryshme dhe mendon se eShqiperia është vendi ideal për këtë. Ka pasion shkrimin dhe mendon planet e tij për studim e lidhin me gazetarinë. Shpreson që do jetë një gazetar i madh :).
This entry was posted in Virtualizëm and tagged , , , . Bookmark the permalink.

6 Responses to Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s

  1. Mandi says:

    Dardan pershendetje per artikullin.
    Dicka te tille po diskutoja me @eklips-i ne Twitter dhe edhe une po thoja qe Twitter ndikon ne rezultatet live, por ai ma vertetoi te kunderten.
    Do isha kurioz ne ke ndonje burim apo argument qe te mbeshtesesh artikullin?

  2. Dardan says:

    Pershendetje Mandi.
    Se pari faleminderit qe gjete kohe te vizitosh blogun dhe te komentosh ne kete artikull.
    Tashi sa i perket temes.
    Duke hulumtuar ne webfaqe te huaj per webmaster gjeta ca artikuj qe flisinin per kete teme, keshtu qe u bazova ne to dhe e kam shkruajtur kete artikull.
    D.m.th. artikulli nuk tregon per ndikimin e twitter, por si te arrijme te kapim keto rezultate. Poashtu tregon se “si duhet te veprojme” per te kapur me lehte rezultatet ne kohe reale. Sa per ndikimin e Twitter qe e ceke, nuk e kuptoj:
    E keni pasur debatin per ate se sa ndikon twitter ne keto rezultate(dmth se a bazohen me se shumti ne twitter) apo se si duhet te ndikojme qe llogaria jone ne twitter te renditet me mire.
    Ndikimi i twitter eshte sigurisht i madh, por nuk eshte se e kuptoj aq mire ku e keni kete ndikimin. Sido qe te jete, provova per ca fjale kyqe kerkim ne google qe kishin rezultate ne kohe reale, dhe te gjitha ishin tweets, kur u futa ke accountet e tyre ato kishin:
    Shume tweets,
    Jo edhe aq shume followers(por besoj se jane “kualitativ”),
    dhe Shume tweets me fjalen kyce per te cilen bera kerkim.
    Nejse, nje shpjegim me i gjere nga ty se per cfare ndikimi behet fjale ndoshta do sillte nje pergjigje me adekuate nga une.
    Faleminderit perseri,
    Dardani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>