Atëherë. Nuk është se kemi shumë eksperiencë në këtë fushë, por besojmë që një vlerësim i tillë i përgjithshëm nuk duhej anashkaluar në blogun tonë.
Në këtë post po ju paraqesim faqe në fusha të ndryshme të cilësuara si faqet më të mira në fushën përkatëse nga staffi ynë. Jemi munduar të jemi sa më real dhe korrekt.
Faqja më e mirë për lajme – Top-Channel.TV
Faqja e top-channel zgjidhet si faqja më e mirë për lajme. Fakti që mbështetet nga vet televizioni i Top-channel sigurisht ka ndikuar tek kjo faqe. Cilësia e lajmeve, shpejtësia e lajmeve, informimi me video, foto, me tekst të detajuar, dizajni dhe navigimi i faqes janë disa nga faktorët kyç që ndikuan drejtpërsëdrejti në vlerësimin e tillë të faqes, duke mposhtur kështu shumë nga konkurrentët tjerë që ka në këtë fushë. Suksese staffit të top-channel.
Faqja më e mirë për Sport – LajmeSport.Com
Faqe që me të vërtetë bëri një boom të madh. Me punën e palodhshme të staffit të kësaj faqe për një kohë të shkurtër të themi arriti që të korr rezultate mbreslënëse. Lajmet super të shpejta, renditja e mirë në makinat e kërkimit për kohë të shkurtër, kontakti me vizitorët, cilësia e lajmeve janë vetëm disa nga faktorët që kjo faqe u zgjodh si faqe më e mirë për sport. Gjithashtu vlen të theksohet se për kohë aq të shkurtër i futi në telashe faqet tjera të mëdha të cilat deshën-s’deshën duhej të aktivizoheshin më shumë në kategorinë e sportit, dhe të rritnin cilësinë e lajmeve për këtë kategori. Suksese të mëtutjeshme për LajmeSport.
Forumi më i mirë për webmaster – webmaster.al
Kjo fushë(“webmasterizmi”) kohëve të fundit ka ngritur interes të jashtëzakonshëm te personat e ndryshëm e kjo ka ndikuar në hapje të shumë forumeve që kanë të bëjnë pikërisht me webmasterizëm. Mirëpo të thuhet e drejta webmaster.al nuk është se kishte apo edhe eventualisht ka konkurrent të denjë sa i përket kësaj fushe. Zëriyt ndoshta, por zëriyt përveç që është forum i orientuar në të gjitha fushat, ka shumë më pak aktivitet se webmaster.al. Forum që ngriti shumë nivelin e webmasterëve, dhe që ka nxjerrur në pah shumë talentë për këtë fushë. Përgëzime për punën webmaster.al.
Faqja më e mirë për reklamim – Kosoftads
Kosoftads mbetet akoma i vetëm dhe i pamposhtur sa i përket kompanive shqiptare që ofrojnë shërbimin “adsense”. E vërteta është që u paraqitën shumë konkurrent si ShqipAD, 1clickim e disa tjerë, por kosoft për këtë vit mbeti superfuqi sa i përket kësaj fushe. Suksese dhe punë të mbarë kosoft.
Blog më i mirë për webmaster – Eklipsi
Për këtë faqe çdo koment është i tepërt. Artikuj të mrekullueshëm dhe shumë të nevojshëm për webmasterë, duke filluar që nga fillestarët e deri tek më të avancuarit. Komentet janë të tepërta për këtë blog, dhe gjithë ajo që mund të themi është – suksese.
Blogu më i mirë personal – Armand Brahaj
Një blog që shquhet me larmi të artikujve, të gjithë unik dhe me shumë vlerë.Këto veqori të këtij blogu dhe shumë cilësi tjera na shtyjnë që si blogun më të mirë personal ta zgjedhim atë të Armand Brahaj që është nën platformën blog.al.
Blogu më kreativ – Mbreti3gut
Nga blogjet kreative shqiptare më së shumti shquhet mbreti3gut që është më i pasuri nga kjo fushë.Edhe pse viti 2009 ishte viti kur shpërtheu epoka e blogjeve, për fat të keq kategoria së cilës i përket ky blog ka mbetur e “anashkaluar”.
Faqja më e mirë teknologjike – PCWorldAlbania
Një faqe e pasur me artikuj të shumtë rreth teknologjisë dhe informatikes.Ka një dizajn tërheqës dhe miqësor për vizitorin. Është e popullarizuar dhe gjithashtu nën të shpërndahet revista më e shitur teknologjike në trevat shqiptare PCWA.
Shërbimi më i mirë – Blog.Al
Edhe pse brenda një kohe shumë të shkurtër pas rilancimit, blog.al po krijon një komunitet të pasur online brenda umbrelles së vet.Deri më tani numëron mbi 500 blogje dhe pothuajse aq përdorues. Aty mund të gjesh theme të ndryshme që mund ti pershtaten blogut tënd dhe një ndihmë e parezervuar nga staffi i blog.al në forumin ndihmës.
Faqja me ide më të mirë – Trillime.com
E lansuar para 4 muajve me një temë të “cuditshme” që trajton, trillime.com ka arritur që qindra persona ti bëj vizitorë të përditshëm të saj.Si qëllim kryesor ka kthimin e humorit tek personat përmes lajmeve të trilluara pra që nuk kanë asnjë bazë. Duke qenë faqja e parë e këtij tipi në virtualitetin shqiptar ka sjellur dhe po sjell sfida të ndryshme që stafi i saj po i kalon.
Forumi më i mirë – ForumiShqiptar.com
Forumi Shqiptar vazhdon ta mbaj kreun e forumeve më të mira shqiptare duke u dalluar për aktivitet, cilësi dhe kreativitet brenda tij. Brenda tij mund të gjesh diskutime të pasura me fjalor të zgjedhur. Me pak fjalë është ndër forumet e rralla shqiptare që plotëson mangësitë kryesore dhe i ka bërë ballë ndryshimeve në internetin shqiptar.
Portali më i mirë – Shqiperia.com
Portali Shqipëria vazhdon të jetë në krye të portaleve shqiptare duke u shquar për cilësin e artikujve, shpejtësinë e informimit dhe shërbimet që ky portal ofron.
Blogu më dramatik – parathenie.com
Një katalog artikujsh interesant për publikun virtual shqiptar, fuqizuar nga paraodia dhe satira e dramave që qarkullojn tubave të internetit.
P.S. jemi munduar të zgjedhim në fushat ku interesimi dhe cilësia e konkurimit është më e madhe.
Staffi i eshqiperia.com
Postime të ngjashme:













shume artikull i mir nga ti dardan
te pergezoj
Nje artikull jashtezakonisht i mire dhe i nevojshem. Mendoj se kjo praktike duhet te behet tradicionale.
Vetëm Trillime.Com se ka vendin aty.. tjerat mendoj se jan Okej!
Pa favorizime a
Donche jo vetem ne por shume webmastera shqiptare e kane cilesuar faqen trillime.com si nje faqe unike, e re dhe qe e meriton kete vend per vitin 2009. Nuk eshte sepse trillime.com vepron nen umbrellen e staffit te eshqiperia.com por sepse artikujt jane te shkruar nga nuk vjedhen, tematika eshte e krijuar nga na nuk vjedhet si ne shume faqe humoristike pra me pak fjale krejt faqja trillime.com eshte unike ne vete. Nuk ka te bej aspak me favorizime te garantoj.
Besi me vjen mire qe te pelqeu. Menduam se nje artikull i tij nevojitete per te gjithe lexuesit e eshqiperia.com dhe paskemi pasur te drejte. Besojm se keto zgjedhje do te vazhdojn edhe vitin e ardhshem
AnnDz perzgjedhjen e beri ne pergjithesi staffi komplet i eshqiperia.com
Bravo eShqiperia
Më pëlqejn kto faqet serioze dhe gjithmon aktive..
Suksese..