Për ata që nuk kan njohuri, tumblr. është një platformë blogimi e ngjashme sikurse wordpress dhe blogger. Ajo cka e bën të veqantë këtë shërbim është shpejtësia dhe thjeshtësia gjatë regjistrimit (të kërkon vetëm adresen elektronike, fjalkalimin dhe emrin e blogut) si dhe eleganca e themeve që ka në direktori. Por më e mira është se të gjitha janë falas.
Unë për vete për tumblr dëgjova rastësisht nga një post i Hollow nëwebmaster.al. Sot vendosa ta provoj se cfarë shërbimi është dhe se cka ofron. Është pak të them se mbeta i befasuar dhe opcionet që kishte mirpo mbi të gjitha nga eleganca dhe thjeshtësia që ofronte (dy gjëra këto që unë i cmoj teper).
Përderisa deri më tani të gjitha faqet e mia ndërtoheshin kryesisht mbiwordpress megjithatë po mendoj se kësaj tradite po i vie fundi. Pse? Tash do të shkruaj për arsyet kryesore pse cdo kush po dashurohet në tumblr.
- Theme të panumërta në direktorinë e tumblr. Shiko kopshtin e themeve.
- Statistika të detalizuara nga Google Analytics.
- Rifresko automatikisht statusin tënd në Twitter përmes tumblr.
- Publiko të gjithë artikujt në Facebook automatikisht.
- Nuk të pëlqejn themet në direktori? Krijoni themen tuaj!
- Posto cka të duash! Artikuj, fotografi, video, citime, linqe etj…
- Mbaj gjërat për vete. Krijoni postime apo blogje private dhe ftoni shoqërinë që me lejen tuaj ti shohin ato.
- Asgjë që ta shpif. Nuk ka reklama, bannera apo logo të vendosura me forcë.
- Blogje të optimizuara për shfletime përmes celularit.
- Custom Domain! Keni qjef për një blog profesional? Atëher tumblr është vendi i duhur.
- I optimizuar dhe i shoqerueshëm për makinat e kërkimit.
- Dërgon cdo post tëndin automatikisht në twitter.
- Është FALAS. Mos paguaj për hapësir, për më shumë bandwith. Mos paguaj për theme të avancuar apo gjëra të tilla. Sepse tumblr i ofron falas.
Nqs dëshiron të kesh njohuri të plotë se cka ofron tumblr atëher klikoni këtu. Për mua është gjithcka më shumë se në rregull. Ende jam duke u ambientuar me rrethin e ri dhe duke provuar gjëra të ndryshme.
No related posts.
vertet mendon se eshte me i mire se wordpress ? kam ne plan nje webfaqe me wordpress te instaluar ne te , qfar mendon ta perdori tumblr ?
Provoje andi tumblr. Eshte falas dhe nuk kushton asgje. Une per vete po mendoj se eshte shume i mire. http://granitd.tumblr.com/ eshte nje blog i imi prove ne tumblr dhe jam ndare shume i kenaqur.
Ka shume kohe qe e perdor tumblr dhe me pelqen jashte mase. Free & unlimited, free domain connections. (gje qe wp nuk i ka) , por pika e vetme e dobet e tumblr eshte mbase dhe ajo me e rendesishmja: SEO.
Tumblr eshte notorius per bad SEO, ndaj dhe e rekomandoj me teper per blogje personale. Dhe vete komunitet i Tumblr eshte ashtu, microblogging follow me ill follow you. Aktualisht IsolateDiary.com eshte fuqizuar nga kjo platforme.
Se harrova: MP3 hosting!
hmm ajo per seo nuk me brengos edhe aq shume mua sepse e kam vetem blog per qjef. Ne blogun tim kam vendosur nje theme clean dhe minimale gje qe nuk po ju pelqen te gjithve po fundi u fundit kujt i pelset
blogun e kam per vete jo per vizitorin. Faqja jote ka dalur shume mire (isola…). Ne blogun tim shtova edhe opcionin per komentim sepse me heret nuk e kishte. Sot do provoj te shoh se a vendosen dot reklamat, nqs po do vendos ndonje nqs jo edhe me mire
.
Faleminderit per komentin.
Pasi qe u hap sherbimi blogu.im vendosa ta hapi nje blog personal, por mendoj qe per ndonje projekt tjeter do ta provoj kete sherbim
Me pelqeu shume shume theme (une maroj per minimal designs). Normalisht qe lejohen dhe te vesh reklama; shumica nuk i vejne sepse e kane thjesht per qejf, por shih nje nga blogjet me te famshme qe vizitoj here pas here http://thedw.us/ si i ka integruar. Edhi ai ne tumblr eshte.
Per sa i perket SEO (ndiq staff blog meqe ra fjala se aty njoftohesh per te rejat ne tumblr) dita dites po behet me mire se c’ka qene. Po te merresh gjithashtu pak fare arrin ca rezultate te mira (e them kete nqs nje dite do hapesh ndonje site qe te fuqizohet komplet ne tumblr dhe mos jete shume personal). Psh me keyword ‘ema ismaili’ isolatediary rezulton edhe perpara pth. Etj etj.
me vjen mire qe ke hap nje tumblr, s’do ndihem me i vetem tani
E kshu Granit
Sdi perse se si Platform eshte e mir por tek themet nuk me terheqi aspak :S
#Rigon
Po e perdore te garantoj une se nuk do te zhgenjehesh, eshte fantastik ne plote kuptimin e fjales.
#Hollow
Rrofsh or vlla. Themen qe kam zgjedhur mua me pelqen teper sepse jam partizan i thjeshtesis dhe pastertise. Kjo faqja ne te cilen me referove kishte goxha matrieale interesante per tu shikuar. Sapo bera follow qe te njoftohem me shpesh me artikujt e saj
Sa per ads, do shikoj te integroj ndonje ne faqe jo per perfitime por ta mbush hapesiren me shume aty
Per seo ne kete blog nuk e kam shume me rendesi mirpo nuk perjashtohet mundesia qe ne te ardhmen ta perdori per ndonje projekt serioz dhe ateher do te me duhet te merrem me shume me te.
Sa per fund, me vjen mire qe bashk jemi tumblr fans
#Tentim
E cuditshme. Une per vete nuk dija cilen ta zgjidhja, secila me e mire se tjetra. Nvaret per cfare ke kerkuar. Mund te krijosh dhe themen tende nqs nuk te pelqejn ato qe jane ne direktori
Pershendetje,
ashtu si i tregoi Graniti arsyet e perdorimit te tumblr edhe un do thoja. Perdori tumblr per nje kohe jo shume te gjate, me pelqen shume kjo platforme, dhe mendoj se eshte me e mire se wordpress!.
Faleminderit per kete artikull!